Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Sela: Jam këtu për të realizuar çdo interes të shqiptarëve (VIDEO) - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Sela: Jam këtu për të realizuar çdo interes të shqiptarëve (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela mbrëmë në debatin “Real Story” në News24 ka folur për zgjedhjet e 15 korrikut, ofertën e koalicionit ASH – AA si dhe qëndrimin që do të mbajë forca e tij nëse votohet.

“Më 15 korrik shqiptarët do të votojnë. Ziadin Sela që nga momenti që do votohet, nuk jam më Ziadin Sela por premtimi që kam bërë, programi që kanë votuar. Aleanca për shqiptarët do të jenë në partneritet me faktorin ndërkombëtar, sidomos me SHBA-të do jemi faktor stabiliteti në vend dhe pjesëmarrës në zhvillimet rajonale”, deklaroi ai.
Ai theksoi se ASH është partia e parë që ka lëshuar qeverinë.

“Asnjë parti shqiptare që se ka bërë. Ne, edhe pse të tradhtuar dhe me ‘thika pas shpine’, i përkrahëm për ndryshimet kushtetuese dhe sot nuk do ishim anëtarë të NATO-s. Fjalia e parë thoshte; qytetarët maqedonas, dhe qytetarët e tjerë që jetojnë në kufijtë e shtetit, ne e hoqëm këtë fjali. Ne bëmë amendamentet tona. Është populli maqedonas dhe populli shqiptar. Tani në zgjedhje edhe në garë janë dy parti kryesore”, theksoi Sela.

Ai tha se është angazhuar si lider i këtij subjekti për të realizuar çdo interes të shqiptarëve. “Pas 2 mandatesh largohem nga Aleanca për Shqiptarëve. Si kryetar dhe jo si anëtar. Në kuadër të kësaj politike, të ketë disa ish-kryetarë me një kryetar të ri, që merr eksperiencën e tyre.”, tha Sela./in 7/

 

 

Related posts

ASH-AAA refuzojnë takimin me Grubin: Ai përpiqet të përvetësojë regjistrimin

Televizioni Koha

RMV, punëtorët do të jenë në gjendje të raportojnë shkeljet e të drejtave të tyre përmes aplikacionit të ri celular

Televizioni Koha

Tetovë, propozohet dënim prej 2 mijë eurove për 11 persona

Televizioni Koha

Leave a Comment