18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela reagon pas verdiktit të apelit në rastin Sazdovski : vetingu i gjyqësorit i domosdoshëm !

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka reaguar në twitter (https://twitter.com/ziadinsela/status/1358000456618901505?s=21) pas dënimit në apel me 17 vjet burg të të akuzuarve Besir Bela dhe Skender Demiri në rastin Nikolla Sazdovski.

Sela shkruan se ‘”Jetët njerëzore nuk janë me vlerë të barabartë në Maqedoninë e Veriut. Kur një maqedonas vret egërsisht një fëmijë shqiptar me makinën e tij, me paramendim, ai dënohet me 4 vjet burg për “aksident trafiku”. Kur dy të rinj shqiptarë futen në një përleshje me një të ri maqedonas, që përfundon me vdekjen aksidentale të këtij të fundit, ata dënohen me 17 vjet burg për “vrasje mizore”.

Sipas Selës, “Këto dy raste shfaqin në mënyrën më brutale se sa selektive është drejtësia jonë, varësisht nga përkatësia kombëtare e viktimave apo e kriminelëve, apo nga përkatësia partiake.” Sela thotë se “Vetingu i plotë i gjyqësorit është i një rëndësie jetike, për të pastruar atë nga gjyqtarët dhe prokurorët shovinistë dhe të korruptuar të tipit jugosllav.”

Rasti tragjik i vdekjes së të riut Nikolla Sazdovski ndodhi në fund të qershorit të vitit 2018 në stacionin e autobusëve në lagjen Autokomandë në Shkup. Përleshja mes dy të rinjëve shqiptarë, Besir Bela dhe Skender Demiri, dhe të ndjerit Sazdovski, sipas të dënuarve, kishte ndodhur spontanisht dhe pa ndonjë planifikim paraprak. Si rezultat i lëndimeve të marra, i ndjeri për disa ditë qëndroi në gjendje kome në Qendrën Klinike në Shkup, ku dhe ndërroi jetë.

Të fundit