Një shaka mes miqsh në rrjetin social Snapchat po i kushton rëndë një studenti 18-vjeçar me origjine indiane. Më saktë, ai detyrohet të paguajë 120.000 dollarë për shakanë pa kripë kur u përfshinë edhe dy avionë luftarake F18 teksa akuzohet sa ka prishur qetësinë publike.
Aditya Verma ishte 18 vjeç dhe miqtë e tij udhëtuan me avioni e linjës easyJet nga Londra për ishullin spanjoll të Menorca në korrik 2022. Para fluturimit, i riu u shkroi miqve se ishte rrugës për ta hedhur në erë avionin dhe se ishte pjesëtar i talebanëve. Autoritetet në Mbretërisë së Bashkuar gjurmuan mesazhin përmes Wi-Fi të aeroportit, më pas informuan menjëherë homologët e tyre spanjollë ndërsa pasagjeri Verma me shokët ishin duke udhëtuar me avion ne drejtim të Spanjës.
Forcat Ajrore Spanjolle ngiten dy avionë luftarake F-18, te cilët e shoqëruan avionin deri në uljen e sigurt të tij në Menorca.