Botë Lajmi i Ditës

SHBA-ja ka vendosur 33 kompani kineze në listën e zezë

Ministria amerikane e Tregtisë kumtoi se ka shtuar 33 kompani kineze dhe institucione tjera në listën e zezë ekonomike për shkak të keqpërdorimeve të të drejtave të njeriut dhe shqetësimin për sigurinë kombëtare amerikane, që përfshin armë për shkatërrim masiv dhe aktivitete tjera ushtarake.

Mediumet amerikane komentuan se lista e zezë është tentimi i fundit i administratës së Donald Trampit që t’i sulmojë kompanitë lidhur me furnizimet ushtarake dhe ta dënojë Pekinin për trajtimin e pakicave myslimane, ndërsa vjen në kohën kur liderët e Partisë komuniste në Pekin zbuluan detaje për planin për vendosjen e ligjit për siguri kombëtare në Hong Kong.

Sektori për tregti kumtoi se nëntë kompani dhe institucione janë sanksionuar për bashkëpjesëmarrje në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe keqpërdorime të kryera në fushatën kineze të represionit, arrestime masive, punë të detyrueshme dhe mbikëqyrje të lartë-teknologji kundër ujgurëve dhe të tjerëve.

Ministria e Tregtisë shtoi edhe 24 organizata qeveritare dhe tregtare në listën e zezë ekonomike për shkak të mundësimit të furnizimit të gjërave që mund t’i shfrytëzojë ushtria kineze. fb/

Related posts

Shkon në 539 numri i të prekurve me coronavirus në Shqipëri, hartës i shtohet Kurbini

Televizioni Koha

Carovska: Brvenica për herë të parë do të bëhet me një kopsht fëmijësh me një kapacitet prej 80 fëmijëve

Televizioni Koha

Ali Ahmeti dhe Xhelal Bajrami do të dëshmojnë për rastin “Monstra”

Televizioni Koha

Leave a Comment