27/07/2024
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sherr masiv në një lokal në Itali, arrestohen dy vëllezër shqiptarë. Disa të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi kanë shkaktuar një sherr masiv në një lokal.

Të arrestuarit janë rreth të 20-tave dhe urdhër-arresti u lëshua nga Gjykata e Lecco, me kërkesë të Prokurorisë. 

Dy të rinjtë, në kulmin e një debati, dyshohet se kanë sulmuar banakierin, duke rrahur më pas personat që kanë ndërhyrë për ta mbrojtur. 

Ngjarja ka ndodhur disa kohë më parë, në lagjen Germanedo të Lecco-s, pranë Piazza V Alpini. 

Përleshja përfundoi me pesë të lënduar që u dërguan në spital pas goditjeve në fytyrë, shpinë dhe gjoks. 

Ndërsa një 50-vjeçar, iu nënshtrua një operacioni për shkak të gjakderdhjes së brendshme dhe dëmtimit të shikimit. 

Mediat italiane raportojnë se, nëse ai nuk do të ishte operuar menjëherë, mund të kishte humbur jetën. 

Të fundit