Shpërthimet në Beirut, të gjitha hipotezat në terren: Aksident apo sulm? - Tv Koha
Botë Lajmi i Ditës

Shpërthimet në Beirut, të gjitha hipotezat në terren: Aksident apo sulm?

Ekzistojnë disa hipoteza orët e fundit mbi dy shpërthime që ndodhën në Beirut.

Ajo që është e sigurtë është se 2750 tonelat nitrat amoniumi ka shpërthyer.

Nëse nga njëra anë ka nga atë që flasin për aksident nga ana tjetër ka nga ata që nuk e përjashtojnë se mund të jetë një sulm apo edhe një mënyrë për të shpërqëndruar njerëzit nga afrimi i vendimit për vrasjen e për ish kryeminstrit Rafic Hariri.

Lufta midis fraksioneve të Hezbollahut: Për disa nuk mund të përjashtohet se tragjedia është krijuar nga Hezbollah për të destabilizuar Libanin. Ndërsa për disa të tjerë mund të ketë qënë një sulm nga jashtë kundër një depoje armësh që i përket Hezbollahut dhe aleatëve të saj iranianë. Në këtë rast përgjegjësia i atribuohet Izraelit ose vendeve të Gjirit Persik. Nga ana tjetër shteti i udhëhequr nga Benjamin Netanyahu beson në incident.

Destabilizon vendin nga afrimi i vendimit të Kombeve të Bashkuara për vrasjen ish kryeministrin Hariri?

Një hipotezë tjetër që është hedhur është se ky shpërthim ishte një veprim për të larguar vëmëndjen nga afrimi i afërt i vendimit të Kombeve të Bashkuara për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafic Hariri (i vrarë në 14 shkurt 2005 nga një makinë bombë së bashku me 22 persona të tjerë). Për krimin gishtin u drejtua menjëherë tek Hezbollah aleat me regjimin sirian të Asadit. Në këtë rast përgjegjësia i atribuohet Sirisë dhe lëvizjes të Hassan Nasrallah, një aleat i Asadit nga ndikimi i të cilit Hariri dëshironte të largonte Libanin.

Hipoteza e sulmit ( sipas Trump): I pari që foli për hipotezën e sulmit ishte Donald Trump. Brenda disa orësh presidenti i Shteteve të Bashkuara ofroi ndihmë për Libanin duke folur për një sulm të tmerrshëm. Po kjo hipotezë e Trump u mohua nga burimet amerikane të mbrojtjes të cilët thanë se për momentin nuk ka asnjë tregues se mund të ketë qënë sulm. Por në një vend ku kriza ekonomike dhe rivalitetet e brendshme janë problemet e përditshme hipoteza ‘mbetet në pjatë’.

Related posts

Broshura me këshilla për shtatzëni dhe Kovid-19

Televizioni Koha

Në dy javët e ardhshme pritet funksionim normal i klinikave dhe spitaleve

Televizioni Koha

Moti paradite në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, pasdite jostabil me shi

Televizioni Koha

Leave a Comment