26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtatë viktima dhe 89 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, nga 727 teste të realizuara, 89 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Prej tyre 35 raste janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë, 27 në Shtip, 1 në Prilep, 7 në Tetovë, 1 në Gostivar, 1 në Strumicë, 4 në Koçani dhe 1 në Shën Nikollë.

Gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy prej viktimave janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova dhe një nga Struga.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 2 pacientë të shëruar, 12 pacientë janë regjistruar në Prilep dhe 3 në Veles.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2315 persona me coronavirus, prej të cilëve 1.569 janë shëruar, kurse 140 kanë ndërruar jetë.

Për momentin në vendin tonë janë 606 raste aktive./Telegrafi/

Të fundit