18/04/2024
6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtrenjtimi i rrymës, tetovarët e revoltuar bllokuan autostradën Tetovë – Shkupi

Komunikacioni në autostradën Tetovë – Shkup mbrëmë ka qenë i bllokuar për 30 minuta nga ana e dhjetëra makinave të qytetarëve nga Tetova, të cilët janë pjesë e nismës “Mjaft më”, që tashmë tetë javë po proteston kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Protestuesit rreth orës 19 me makinat e tyre kanë mbërritur deri tek autostrada në Zhelinë, duke bllokuar atë për 30 minuta, përcjell INA.

Protesta të tilla javët e kaluara u zhvilluan edhe në disa qytete tjera, ndërsa janë paralajmëruar edhe gjatë periudhës në vijim. Qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të energjisë për 46%, heqjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë, uljen e TVSH-së nga 18 në 5% si dhe formimin e një organi arbitrar të pavarur që do të vlerësojë cilësinë e shërbimeve për qytetarët nga kompanitë shërbyese publike. (INA)

Të fundit