14/08/2022
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Si ka bërë që lufta kundër Ebolës të qojë në shërimin e pacientëve më Coronavirus – sukses i mjekëve italianë

Deri më tani në Itali janë konfirmuar 650 raste të personave të infektuar me coronavirus, derisa numri i të vdekurve ka shkuar në 17 – megjithatë nuk është gjithçka zi.

Të dhënat e reja të shefit të Mbrojtjes Civile, Angela Boreli, tregojnë se tre pacientë janë shëruar plotësisht.
Fjala është për tre pacientë të shëruar në Romë në fillim të shkurtit – një çift kinez dhe një djalë i ri që ishin kthyer nga Kina. Këto ishin rastet e para të regjistruara me coronavirus në Itali.

“Tre pacientë që kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit janë shëruar. Është një porosi për italianët që sëmundja është e shërueshme”, ka deklaruar Francesco Vaja, drejtor i spitalit për sëmundje infektive në Romë.

Stafi i spitalit për shërbim kishin përdorur terapinë eksperimentale. Mjekët kishin eksperimentuar me agjentët antiviral dhe barnat që përdoren kundër virusit të Ebolës. /Telegrafi/

Të fundit