23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Skandaloze/Rasti “Alfa”, Gjykata Themelore refuzon rigjykimin edhe pas vendimit pozitiv nga Apeli

Gjykata Themelore e Shkupit ka refuzuar shqyrtimin e sërishëm të rastit “Alfa”, edhe pse Gjykata e Apelit kishte dhënë dritë jeshile dhe ishte deklaruar në favor të shqyrtimit të rastit dhe përsëritjes së procesit gjyqësor, mëson INA.

Rasti “Alfa” ka të bëjë me vrasjen e policit në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, ku për këtë u shqiptuan dënime të përjetshme për Rexhail Qerimin nga Opaja e Kumanovës dhe Almir Drpljani nga Shkupi, por u dënuan edhe dy të tjerë, një rast që po konsiderohet i montuar nga shumë palë.

Lidhur me këtë rast të refuzimit, avokatja mbrojtëse, Artene thotë për INA se është një vendim i padrejt dhe se ajo sërish do të bëj ankimim në Gjykatën e Apelit.

“Kemi shfrytëzuar mjetet e jashtëzakonshme dhe kemi kërkuar përsëritjen e procesit gjyqësor. Edhe përkundër faktit që Apeli ka dhënë vendim pozitiv dhe e ka rikthy lëndën në rishqyrtim në Gjykatën themelore, kjo e fundit e ka refuzuar. Ne nuk do të rrijmë duarkryq dhe vendimin e tillë sërish do ta ankimoj në Gjykatën e Apelit, e cila mund ta rikthen sërish lëndën në rigjykim”, theksoi për INA, avokatja Artene Iseini./INA

Të fundit