19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të rinjtë e BDI-së me porosi: Themeli i partisë, është rinia

Të pa kënaqur nga mos realizimi i progarmit partiak, i ashtruquajturi Grupi i Zjarit së bashku me rininë e Kryeqendrës apeluan funksionerët e ekzekutivit që ta kthejnë vëmendjen drejt rinis shqiptare sa nuk është vonë.

“Ne i besuam programit të BDI-së se rinia do të jetë në vend të parë e vendimmarrëse, e pas zgjedhjeve na harruan.”, tha Jetmir Asani, kryetar i forumit rinor të BDI-së.

“Ndoshta shtëpia rri pa çati, por nuk qëndron dot pa themele. E themeli i BDI-së jemi e, rinia.”, tha Saranda Imeri nga forumi për barazi gjinore në BDI.

“Nëse kjo rini e ka gabim, atëherë ne me ndershmëri vazhdojmë të jemi pjesë e kësja rinie dhe e shumicës së anëtarëve të BDI-së.”, tha Bashkim Hasani, zv.ministër i mbrojtjes.

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu nga Teatri Kombëtar ka deklaruar se rinia që mbështet “grupin e zjarrit” ka vendosur që qëndrojë në autobusët vendorë, edhe përskaj se sipas tij ekzekutivi i harroi.

Sipas tij, rinia që gjendet në këtë tubim vendosi të mos bëhet pjesë e karvanit të autobusëve që ikin për kurbet.

“Ndoshta përfaqësuesit e ekzekutivit ju kanë harruar, madje duke mos i bërë vend asnjë përfaqësuesi nga radhët e Forumeve rinore në mesin e tyre. Por ama ju jeni këtu dhe do të qëndroni këtu, për të kërkuar gjithçka që ju takon, për të thënë se s’keni ndërmend të jeni pjesë e karvanëve të autobusëve me të rinj që po e braktisin vendin për kurbet gjithnjë e më shumë, sepse ju jeni pjesë e karvanëve të autobusëve vendorë që shkojnë çdo ditë nëpër universitetet për t’u shkolluar e emancipuar”, tha Ganiu.

Blerim Bexheti i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit Xhaferi, i cili iu kishte thënë që të ndërtojnë shtëpinë e tyre poltike, përcjell KlanM.

“Në Këshillin e Përgjithshëm, as kryeministri e as ministrat nuk kanë legjitimitet partiak pasi nuk kanë kaluar në Këshillin e Përgjithshëm. Dhe Talati që na thotë se e kemi humbur rrugën në oborr, si duket akoma pa dalur prej Parlamentit e ka gabuar derën e daljes dhe as në oborr nuk është afruar që të na tregojë neve rrugën edhe pse jemi miq të mirë”, deklaroi Blerim Bexheti.

Nënkryetari i BDI-së dhe një nga prijësit e “Grupit të zjarrit”, Izet Mexhiti lëshoi një sërë akuzash e mesazhesh ndaj bashkëpartiakëve të tij në krye të partisë dhe institucioneve të shtetit. Ai tërhtorazi iu kundërpërgjigj edhe kryeparlamentarit Xhaferi, i cili nga Gostivari u çoi mesazh përfaqësuesëve të të pakënaqurve që të krijojnë shtëpinë e tyre politike.

“Mund të na dëshirojë dikush shtëpi të re, por ne nuk dalim nga shtëpia jonë. Edhe nga dera po të na përzënë, nga dritaret do të hyjmë. Sepse ne jo vetëm në shtëpi, por edhe në rrugë kur na shohin, na thonë: ja ky i BDI-së”, u shpreh Mexhiti.

Mexhiti akuzoi Artan Grubin se e ka uzurpuar partinë, ndërsa BDI-në e sotme si joorigjinale.

“Kjo BDI është e sulmuar nga propaganda e uzurpatorëve, që me makinerinë e tyre arritën që të imponohen në BDI dhe të katapultohen në majat më të larta të pushtetit. pra sot kemi BDI-në e vërtetë origjinale këtu dhe Artan Grubin në anën tjetër. Po, fjalën e kam për Artan Grubin, shokun tim të klasës”, tha Mexhiti.

Mexhiti theksoi se Grubin e ka ndihmuar derisa ka qenë pjesë e shoqërisë civile e përkthyes në ambasada, ndërsa e akuzoi se po e keqpërdor UÇK-në në çdo dalje publike./medial.mk/

Të fundit