20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të shëruarit nga Kovid-19 mund të mbeten bartës të virusit

Njerëzit të cilët janë shëruar nga koronavirusi i ri mund të mbeten bartës të Kovid-19 dhe duhet sërish të testohen, deklaroi virologu dhe drejtori i Qendrës për kërkime shkencore në qytetin francez Besankon, Filip Humber.

“Mund të shëroheni nga virusi, por sërish e keni atë në zgavrën e hundës dhe në këtë mënyrë ta përhapni. Kjo ndodh te bartësit e hepatitit B dhe C. Kjo do të thotë që ju mund të keni antitrupa kundër virusit, por në të njëjtën kohë edhe vetë virusi”, theksoi Humber në brifingun e Shoqatës së korrespondentëve të jashtëm të KB-së në Gjenevë.

Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, deri më tani në botë ka 22.000 persona të vdekur nga koronavirusi i ri. ls/fab

Të fundit