26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thirrje nga Spasovski që të plasohen informata të vërteta rreth gjendjes me koronavirusin

Kryeministri, Oliver Spasovski nga Kodra e Diellit sot bëri thirrje që të plasohen informata të vërteta rreth gjendjes, preventivës apo përballjes së mundshme me koronavirusin.

“Është shumë me rëndësi të ketë informata të vërteta, të plasohen, bëj thirrje lidhur me këto raste të dukurisë së mundshme të koronavirusit, të merren informata nga institucionet zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe shtabi i krizës. Ata kanë për detyrë ta informojnë opinionin gjatë tërë ditës disa herë. Përgjegjësi duhet të tregojnë të gjithë. Është diçka që na prekë dhe na brengosë të gjithëve”, theksoi Spasovski.

Sipas tij, institucionet e sistemit funksionojnë në kapacitet të plotë.

“Shtabi i krizës që e kryeson ministri i Shëndetësisë i ka ndërmarrë të gjitha masat për përgatitje për zbulimin e mundshëm të ndonjë rasti. Dëshirojmë të mos ndodhë. Janë ndërmarrë masa parandaluese”, tha kryetari i Qeverisë. MIA.ab/

Të fundit