23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Transparensi interneshënall: Maqedonia e Veriut shënon ulje në renditjen në IPK, vendi në pozitën e 106-të, rekomandim të mos ketë të paprekshëm

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit shënon regres në renditjen e Indeksit për perceptimin e korrupsionit gjegjësisht me gjithsej 35 pikë dhe është plasuar në pozitën e 106. Në vitin 2018 shteti ishte në pozitën e 93-të me 37 pikë indeksi, ndërsa në vitin 2017 kemi qenë në pozitën e 107-të.

Këtë e tregon raporti për Indeksin e perceptimit të korrupsionit 2019 (IPK) i publikuar sot prej Transparensi Interneshënall, në të cilin janë përfshirë 180 shtete, ndërsa theksi i është vënë lidhjes midis korrupsionit dhe politikës jo vetëm përmes financimit të fushatave zgjedhore, por edhe në përgjithësi përmes zbatimit të interesave të dikujt që realizohen përmes ndikimeve me financimin e politikës.

Ky trend negativ, tha në konferencën e sotme, Sllagjana Taseva, kryetare e Transparensi interneshënall Maqedoni, e shohim që deri në vitin 2012 si dhe më herët, në luftën kundër korrupsionit dhe bindshëm jemi në pozitën më të ulët prej të gjitha shteteve edhe në rajon.

“Vitin e kaluar kemi komentuar se rezultati shënon përmirësim nën ndikimin e perceptimit për punën e PSP-së ose nën ndikimin e besimit që qytetarët e kishin në punën e këtij institucioni. Sot rezultatet tregojnë se besimi në institucionet e sektorit publik, në politikë dukshëm ulet sërish”, theksoi Taseva.

Në pyetjen e gazetarëve nëse rasti Reket ka pasur ndonjë ndikim mbi indeksin, Taseva u përgjigj se e gjithë situata rreth uljes së efekteve të punës së PSP-së dhe humbjes së besimit me siguri ka ndikim, pasi që një pjesë e këtyre rezultateve apo analizave janë bërë në vitin 2019.

Masat të cilat ndërmerren gjegjësisht të cilat janë prezentuar se ndërmerren për luftën kundër korrupsionit, vlerësoi ajo, nuk janë reale, nuk janë të vërteta, nuk janë objektive dhe nuk japin kurrfarë rezultati.

Lidhur me rolin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Taseva vlerëson se ajo vetvetiu nuk mund të japë efekt pasi nuk i janë dhënë resurse të mjaftueshme që të mund të punohet. Prej vendimeve të tyre, theksoi, nuk ka kurrfarë reagimi më tej, askush nuk i zbaton.

Shtoi se bëhet fjalë për rezultate të hulumtimit të dy rezultateve ekonomike, numrit më të madh të rezultateve që e masin lirinë e të shprehurit, transparencën, demokracinë dhe indeksin e qeverisjes të së drejtës. Tha se ekziston ulje në të gjitha rezultatet, veçanërisht, nënvizoi Taseva, në indikatorët ekonomikë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ndryshimi i emrit të shtetit tonë ka ndikim, Taseva decide se sugjerimet se nuk është mjaftueshëm vetëm të ndryshojë emri që të presim datë për negociata janë të arsyeshme, pasi, tha, gjithçka tjetër ngec, reformat të cilat duhet të bëhen ngecin.

“Frustracioni me Qeveritë dhe korrupsionin në politikë, si edhe mungesa e besimit në institucione, flet për nevojën e integritetit më të madh politik. Ky mesazh akoma më shumë fuqizohet kur ndodhemi para zgjedhjeve dhe duhet ta dërgojmë në mënyrë të veçantë dhe qytetarët ta kuptojnë se prej politikanëve dhe prej politikës duhet të kërkojmë integritet më të madh, përgjegjësi më të madhe dhe llogaridhënie nëse dëshirojmë problemi me korrupsionin në shtetin tonë të ulet”, është mesazhi kryesor i Transparensi interneshënall, tha Taseva.

Rekomandimi kryesor i Transparensi interneshënall është se duhet të menaxhohen dhe kontrollohet përplasja e interesave, të kontrollohet financimi i politikës, që të përforcohet integriteti në politikë dhe në zgjedhje dhe të shkatërrohet trajtimi i autorizuar në të gjitha sferat.

“Të përforcohet edhe nevoja e kontrollit, të mos ketë të paprekshëm, siç ka sot të paprekshëm për çfarëdo reagimi dhe prej kujtdo ose për reagim prej pushtetit gjyqësor ose për sanksionim. Këto janë rekomandime që sot janë relevante dhe valide në nivel botëror”, potencoi Taseva.

Lidhur me nivelin e korrupsionit në rajon më së miri në IPK është renditur Sllovenia në pozitën e 35-të, ndërsa më së keqi shteti ynë në pozitën e 106-të, ndërsa Kroacia është në pozitën 63-të, Mali i Zi në të 66-ën, Bullgaria në pozitën e 74-ët, Serbia në të 91-ën, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina janë në pozitën e 101.

Në IPK në shkallë prej 0 deri në 100, më së larti edhe sivjet janë renditur Zelanda e Re me 87 pikë indeksi, Danimarka 87, Finlanda 86, Zvicra dhe Singapori 95 dhe Suedia me 85 ndërsa më poshtë janë renditur njëjtë sikurse vitin e kaluar Somalia në pozitën e 180-të me 9 pikë indeksi, ndërsa para saj janë Sudani Jugor, Siria dhe Jemeni.

Mbi dy e treta e shteteve së bashku me shumicën e ekonomive botërore progresive stagnojnë ose tregojnë shenja regresi në angazhimet e tyre antikorruptuese. .

Të fundit