20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

#TregojmëSëBashku: Projekt për edukimin e fëmijëve me nismë të gruas së presidentit, Elizabeta Gjorgievska dhe 5 Plus Familjes

Tregimet për Marija Kiri, Ana Pavlova, Malala Jusafzai, si dhe heronjë e heroina të tjera të famshëm dhe të panjohur dhe personalitete frymëzuese, do të jenë pjesë e nismës së fundit të përbashkët të gruas së presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska dhe 5 Plus Familjes, kumtoi zyra e presidenti të shtetit.

Përmes projektit “Tregojmë së bashku”, fëmijët nga mosha parashkollore dhe shkollore do të dëgjojnë histori për zhvillimin dhe suksesin e individëve që përgjatë historisë, secili në kohën e tyre dhe në hapësirën në të cilën kanë punuar, kanë lënë shenjë të fuqishme.

“Me shfaqjen dhe përhapjen e epidemisë së virusit Kovid-19, realiteti ka ndryshuar, në të cilin fëmijët dhe të rinjtë mësojnë dhe e kalojnë kohën e tyre të lirë. Në këtë drejtim, përmes kësaj nisme, fëmijëve do t’u ofrohen përmbajtje të reja arsimore. Qëllimi i #TregojmëSëBashku është për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve dhe për të fituar njohuri të reja. Tregimet nga #TregojmëSëBashku do të transmetohen në servisin publik dhe në të gjitha platformat digjitale të 5 Plus Familjes (Facebook, YouTube dhe Instagram), thuhet në kumtesë.

Përveç gruas së presidentit, Elizabeta Gjorgievska, pjesë e kësaj nisme do të jenë edhe figura tjera publike nga vendi.

“Ata të gjithë do të tregojnë tregimet e tyre të preferuara, ose do të ndajnë histori për njerëzit që i frymëzuan që ata të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre dhe të jenë këmbëngulës deri sa të arrihet qëllimi”, thonë nga zyra e presidentit. bs/bsh/

Të fundit