29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Viktima e tretë nga koronavirusi në vend

Shënohet viktima e tretë nga Virusi Korona në vend. Gruaja nga fshati Ballancë e Qendër Zhupës ndërroi jetë pasditen e së mërkurës. Pacientja tani më e ndjerë Alije Mustafa ishte e para e prekur në atë zonë, e cila së bashku më bashkëshortin e saj të infektuar ishin kthyer nga Italia.

Sot kemi edhe një paciente të vdekur e sëmurë nga virusi Korona, e cila për kohë të gjatë ishte në aparate të frymëmarrjes artificiale. Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve dhe infermiereve me terapi intensive, për fat të keq ajo ndërroi jetë para disa orësh. Ishte e moshës 66 vjeçe dhe në dosjen e saj medicinale tregohej se ka pas marrë terapi kronike ndaj hipertensionit- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit regjistrohen edhe 29 raste të reja me CoVid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë. Prej tyre, 20 në Shkup, 3 në Kumanovë, 3 në Veles, 2 në Prilep dhe 1 në Dibër. Sipas të dhënave zyrtare deri në ora 12 numri total arrin në 177 persona, prej tyre 3 të vdekur dhe 1 e shëruar, gjatë një muaji prej kur së është regjistruar rasti i parë në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e shëndetësisë konfirmojnë se sot për herë të parë u shënuan raste edhe në Veles e Prilep./Alsat-M

Të fundit