27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO thirrje Arsovskës: Në vend të intrigave, përkushtoju Shkupit

Arsovska po dëshpëron pasi që nuk jep rezultate, VMRO-DPMNE-ja dëshmoi se lufton për parime, jo për pushtet. Udhëheqja e keqe me qytetin e Shkupit dhe mosrealizimi i premtimit janë gjëra përmes të cilave VMRO-DPMNE nuk do të kalojë. Pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë. Kështu ka akuzuar Partia e Mickoskit, sipas të cilës, Arsovska tregoi kotësi dhe vendosje të interesit të saj personal para atij të qytetit.

“Me marrëdhënien e saj amatore, e cila nuk e dimë prej çfarë motivesh është nxitur, e rrezikon projektin shumëmilionësh, siç është stacioni i pastrimit të lumit Vardar. Arsovska kishte marrëdhënie të keqe edhe ndaj NP ‘Drisla’ dhe ndaj NP ‘Parkingjet e qytetit’, drejtorët e të cilëve me kapacitete personale e kanë përmirësuar punën e këtyre ndërmarrjeve. Arsovska në vend që të bëjë intriga, le t’i kushtohet Shkupit. VMRO-DPMNE-ja do të mbështesë gjithçka që është në interes të qytetit, por asgjë që është jashtë kësaj”. koha.mk

Të fundit