28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Voks: Sllovenia midis vendeve që janë përballur më me sukses me koronavirusin e ri

Faqja e Nju-Jorkut Voks publikoi një tekst në të cilin Sllovenia numërohet ndër vendet që më me sukses është përballur me epideminë e koronavirusit të ri, transmetoi agjencia sllovene e lajmeve STA.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, në grupin me Slloveninë është edhe Greqia, Islanda, Vietnami dhe Jordania.

“Qeveritë e Sllovenisë vepruan në kohën e duhur dhe i mbyllën kufijtë shtetërorë, morën vendimin që qytetarët të rrinë në shtëpi, bënë testim të madh për koronavirusin dhe e kryen izolimin e shpejtë të të infektuarve. Shtesë, qytetarët kanë mbajtur distancë sociale, ndërsa mbajtja e maskave mbrojtëse është e detyrueshme. Masat e tilla janë arsyeja që këto vende, natyrisht në kënaqësinë e qytetarëve përsëri të kthehen në normalitet”, shkruan në tekstin e Voks.

Për autorin e analizës, Aleks Vard, numri i vogël i të infektuarve në Slloveni është gjithashtu mbresëlënës, pasi vendi është shumë afër Italisë Veriore e cila është goditur fort nga infeksioni Kovid-19. ls/shk/

Të fundit