28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Menjëherë do të punojmë në masat për mbrojtje të çdo vendi të punës

Një nga brengat e para të Qeverisë është të parandalohet largimi i të punësuarve nga ana e punëdhënësve pas përfundimit të masës që e ka ofruar shteti për ruajtje të vendeve të punës. Menjëherë do të punojmë në masa që të mundet shteti të ndihmojë të mbrohet çdo vend pune në vendin tonë, do të jetë një nga fokuset më të mëdha të të gjithë pakos së masave që do ta ofrojmë, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Shifrat e punëtorëve të larguar në mënyrë të panatyrshme u rritën prej 12-13.000 në 22-23.000, ndërsa sipas disa statistikave edhe në 30.00 të papunë që ndodhën në këtë periudhë, por nuk janë 140.000. Për ne i rëndësishëm është çdo vend pune dhe për atë duhet ta dinë njerëzit afarist se shteti vazhdon të ndihmojë. Duam t’u gjindemi, por nuk mund të presin ndihmë direkte dhe mbështetje nëse nuk kujdesen për kapitalin e tyre më të vlefshëm, ndërsa ato janë punëtorët”, tha Zaev në përgjigje të pyetjes para fillimit të takimit të sotëm të punës me Lidhjen e Odave Ekonomike.

Ai theksoi se rreth 90 milion euro ishin mbështetje tremujore prej 14.500 denarë për punëtor që u ishin dhënë kompanive nga ana e shtetit për ruajtje të vendeve të punës.

“U shfrytëzuan shumë mjete për atë punë dhe ne do të vazhdojmë të krijojmë masa të cilat vlejnë mbrojtje të vendit të punës, por edhe mbështetje të kompanive të punojnë, vazhdojnë dhe përparojnë”, potencon Zaev.

Paralajmëroi se pakot e ardhshme të masave do të definohen me biseda me odat ekonomike, sindikatat dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë që të mund të ketë arsyeshmëri shoqërore për sjelljen e tyre.

“Ne në Qeveri as nuk konsiderohemi më të mençur, as më të mësuar. E kemi vetëm nderin dhe përgjegjësinë të disponojmë me resurse shtetërore dhe t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të mençu se si t’i ndihmojmë ekonomisë dhe qytetarëve. Menjëherë sapo t’i përfundojmë bisedat së bashku me të gjitha subjektet do ta dimenzionojmë pakon e masave dhe do ta ofrojmë para Qeverisë dhe para Parlamentit për marrje të vendimeve. Në këtë periudhë nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, nuk ka as urdhëra me fuqi ligjore dhe atë e kemi parasysh se do të marrë një periudhë të caktuar dhe për atë duhet të jemi më të shpejtë në përgatitjen e pakos së masave të ardhshme”, tha Zaev. sa/

Të fundit