Zvicër/Kovid-19: Të dhëna personale për tavolinë në objektet hotelierike – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Zvicër/Kovid-19: Të dhëna personale për tavolinë në objektet hotelierike

Objektet hotelierike në Zvicër do të hapen përsëri të hënën, por mysafirët do të duhet të lënë të dhënat personale.

Në kuadër të masave të domosdoshme mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, autoritetet zvicerane kanë vendosur për mënyrën më të thjeshtë – hotelierët do të duhet të marrin të dhënat personale, emrin, mbiemrin, numrin e telefonit dhe do të duhet t’i ruajnë ato për dy javë.

E njëjta vlen edhe për rezervim të tavolinës, por edhe për vizitë spontane në objektet hotelierike.

Informacionet personale të mbledhura nga hotelierët duhet t’ua bëjnë më të lehtë autoriteteve shëndetësore të zbulojnë kontakte në rast të infeksionit të ndonjërit nga mysafirët.

Më së shumti katër persona do të lejohen të ulen në një tavolinë në objektet hotelierike në Zvicër.

Të gjithë mysafirët duhet të ulen dhe duhet të ketë distancë prej dy metrash në mes tavolinave. bs/

Related posts

Prej nesër fillon pagesa në faza e pensioneve të janarit

Televizioni Koha

Qeveria e RMV-së shpërblen me dy milionë denarë Dejan Georgievskin për suksesin në lojërat olimpike

Televizioni Koha

Beogradi mbrëmë, si Shkupi me 27 prill (FOTO)

Televizioni Koha

Leave a Comment