19/07/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“10 mijë faqe për 10 ditë”: Zhan Mitrev ankohet për rastin gjyqësor ndaj tij

Palës mbrojtëse në procesin gjyqësor kundër Zhan Mitrev iu dhanë vetëm 10 ditë pune për të lexuar mbi 10.000 faqe materiale dhe për t’u përgatitur për aktin gjyqësor.

Procedurat e deritanishme pas ngritjes së aktakuzës kundër Zhan Mitrev lënë përshtypjen se në njërën anë janë tashmë prokuroria dhe gjykata dhe në anën tjetër është mbrojtja.

Pra, në procedurën pas ankesës kundër Aktvendimit për bllokimin e llogarive të Spitalit klinik Zhan Mitrev, pas parashtrimit të ankesës dhe dërgimit të çështjes për vendim në Gjykatën e Apelit Shkup, prokuroria ka dorëzuar prova shtesë me shkrim të cilat nuk i janë dorëzuar tek mbrojtja, dhe aktvendimi i gjykatës së apelit për refuzimin e ankesës i referohet pikërisht kësaj prove.

Mbrojtjes madje nuk i është dhënë as mendimi i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, dhe këto janë shkelje që gjykatat nuk mund të mos i dinë sepse janë të mbuluara me aktgjykime të Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Dhe tani, në periudhën ndërmjet shtyrjeve të seancave, për të studiuar provat e paraqitura nga prokurori për më shumë se 10.000 faqe me shkrim dhe një numër të madh të përmbajtjeve në formë elektronike, mbrojtjes i mbeten vetëm 10 ditë pune (kontrolli i lejuar 4 orë në ditë) në të njejtin afat përfshihet edhe përgatitja e mbrojtjes, dhe për këtë avokatët kanë bërë kërkesë me shkrim për ridrejtimin e gjyqit, por Gjykata nuk ka dhënë përgjigje.

A do të thotë e gjithë kjo se ideja është të dënohet Zhan Mitrev pas një procedure të shkurtër dhe pa respektuar të drejtat themelore të mbrojtjes?

Të fundit