21/07/2024
27.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

11.612 punëtorë në Maqedoni mbetën pa rroga gjatë muajit mars

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, në një konferencë për media zbuloi se muajin e kaluar 5.716 punëdhënës nuk kanë dorëzuar raport pagash M-PIN.

“Në muajin mars janë regjistruar 69,156 punëdhënës me 555,161 të punësuar. Prej tyre 56.073 kanë paguar rrogat, ndërsa 5.716 punëdhënës për 11.612 punëtorë nuk kanë lëshuar paga për muajin e tretë të vitit”, tha Llukarevska.

Afati i fundit për dorëzimin e raporteve të pagave M-PIN është 26.04.2023, ndërsa ata që nuk i kanë paguar rrogat do të përballen me paralajmërim, e më vonë me bllokim të llogarisë së personit juridik.

Të fundit