01/03/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

11 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë aplikuar për shtetësi bullgare gjatë 2020-2023

Në tre vitet e fundit, autoritetet në Sofje kanë regjistruar një dyfishim të kërkesave për shtetësi bullgare, raporton agjencia e lajmeve BGNES, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë së Bullgarisë.

Agjencia thekson se në përputhje me nenin 29 paragrafi 1 të Ligjit për shtetësinë bullgare për fitimin e shtetësisë bullgare në periudhën nga fillimi i janarit 2020 deri më 24 nëntor të këtij viti janë dorëzuar gjithsej 75.805 kërkesa.

Të dhënat e Ministrisë bullgare të Drejtësisë për kërkesat për ndryshim të shtetësisë, të cilave agjencia i referohet, tregojnë se në periudhën janar 2020 deri në fund të nëntorit është vërejtur një rritje e dyfishtë e kërkesave.

Kërcimi më i madh është tek qytetarët e Turqisë që kanë aplikuar për shtetësi bullgare, ndërsa për qytetarët e Maqedonisë, më së shumti kërkesa për pasaportë bullgare ka pasur në vitin 2021.

Në vitin pandemik 2020, numri i shtetasve të Maqedonisë që aplikuan për shtetësi bullgare ishte 2.551, në vitin 2021 – 3.428, në vitin 2022 – 2.051, dhe nga fillimi i këtij viti deri më 24 nëntor ky numër është 2.990 persona. Sipas këtyre të dhënave, do të thotë se kanë aplikuar rreth 11 mijë qytetarë, përcjell INA.

Në vend të dytë për sa i përket fluksit të kërkesave janë qytetarët e Ukrainës, numri i aplikantëve për pasaporta bullgare është dyfishuar në dy vjet dhe vjen menjëherë pas fillimit të agresionit rus kundër vendit.(INA)

Të fundit