28/05/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

15-vjetori i pavarësisë, “NEWBORN” me pamje të re

Obelisku “NEWBORN” edhe këtë vit do të ketë pamje të re, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka njoftuar se tashmë ka filluar ngjyrosja.

Këtë vit ngjyrat e monumentit janë ato të flamurit të Kosovës – e kaltërta, e verdha dhe e bardha.

Ndryshe, “New Born” që në shqip e ka kuptimin e diçkaje “të posalindur”, u bë objekti më i njohur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Mirëpo, ndryshimi i këtij obelisku, filloi që nga viti 2013, kur u falënderuan gjitha vendet njohëse të pavarësisë. Prej atij viti, ky monument, vazhdon të përçoj masazhe të ndryshme.

Të fundit