12/04/2024
15 C
Tetovo

Të tjera lajme

22 vite nga fillimi i luftës në Kalanë e Tetovës

Atmosferë

Këta krisma erdhën nga Kalaja e Tetovës, nga pushka e luftarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare më 14 mars të vitit 2001.Përderisa mbante fjalim Bashkim Mashkulli, të shtënat me armë në Kalanë e Tetovës elektrizuan masën e tubuar në sheshin e Tetovës ku ishte thirrur një protestë masive “Ndal dhunës ndaj shqiptarëve” nga shoqata të ndryshme për të drejtat e shqiptarëve.

Atmosferë në ndërkohë, tashmë I ndjeri Milaim Fejziu, kryetar I senatit të Universitetit të Tetovës, tha se ata djem që luftojnë në Kalanë e Tetovës nuk janë terroristë por janë bijtë tanë.

Milaimk Fejziu Ndryshe, një ditë më parë më 13 mars të vitit 2001, tre grupe të UÇK-së, me nga 11-12 veta u ngjitën rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike në qytetin e Tetovës.Grupi i parë i luftëtarëve u vendos brenda në Kala ndërsa grupi i dytë u pozicionua në krahun e majtë të Kalasë, në vendin e quajtur Stërmoll. Grupi tjetër i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u përqendrua në fshatin Gajre, që i bie të jetë krahu i djathtë mbrojtës i Kalasë së Tetovës.Po atë ditë në fshatin Sellcë u instalua njësiti i parë i Logjistikës së UÇK, që do luante një rol të rëndësishëm për mbarëvatjen e luftës. Tashmë, çdo vit në Kalanë e Sellcës, në organizim të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, mbahet manifestimi tradicional Pranvera e Dinjitetit.Pas luftës disa mujore mes forcave ushtarako-policore maqedonase dhe pjesëtarëvetë Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, më 13 gusht u nënshkrua Marrëveshja e Ohërit, që avancoi të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Pas 22 viteve, gjuha shqipe ende nuk zbatohet në bazë të kësaj marrëveshje, statusi i invalidëve, veteranëve dhe ish luftarëve nuk është zgjidhur. Në vend, ka ende shumë insitucione ku shqiptarët janë të padëshiruar.TV KOHA

Të fundit