25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

30 ditë paraburgim për të dyshuarin e pestë për sulmin në M-NAV

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup caktoi paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin e pestë për depërtimin në objektin e kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Shkupit më 4 janar.

“Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas ankesës së Prokurorisë Themelore Publike Shkup kundër aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake me të cilin më 12.01.2024 të L.K. për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka marrë pjesë në ngjarjet në M-NAV, i ka shqiptuar masën arrest shtëpiak dhe masën shtesë të kujdesit konfiskim të dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për lëshimin e të tij, ka marrë vendim për të cilin respektohet ankesa e prokurorit publik dhe të dyshuarit i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, njoftoi sot pasdite Gjykata Penale.

Kundër këtij vendimi, siç theksohet nga Gjykata Themelore Penale Shkup, nuk lejohet e drejta e ankesës.

Të fundit