Të tjera lajme

35 VJET ART TË PIKTORIT E PROFESORIT UNIVERSITAR RESHAT AMETI

Në Galerinë e Arteve në Tetovë u promovua Monografia 35 vjet art të piktorit dhe profesorit universitar Reshat Ameti. Bëhet  fjalë për  ekspozitë retrospektive 35 vjetorin artit të Reshat Ametit.  

RESHAT AMETI – Profesor Universitar

Ajo mbanë një përzgjedhje  të  cikleve të artit tim aty, gjithashtu në monografi gjenden tekste  të përzgjedhura  nga  Ismail Kadare, nga Kadri Metaj, nga  Ana  Frangovska, nga  profesori Mixhait Pollozhani. E  kështu me radhë . Por është një pasqyrë  e lëvizjes time  artistike  gjatë këtyre  35 viteve. Kjo do të thotë se të  qëndrosh  35  vite  në art në mënyrë permanente  është dëshmi se  artisti, çdo kush në çdo  profesion  nëse beson  në vete mund  të  arrin të mbijeton më  shumë se tre  dekadas. Pra  mesazhi i çdo  artisti të  ri por  edhe  ata  që janë në proces  të kenë besim në vete  se zoti gjithmonë do të shpërbleje me atw mundin që e japim. Pra  duhet  dashuri dhe  besim për  atë që e bëjmë  ‘’

Për ekspozitën në fjalë u prononcuan edhe nga Fakulteti i Arteve të UT-së.

JILLDËZ ASANI –Prodekane në Fakultetin e Arteve

“Sot kemi  një moment të veçantë të kulturës dhe  artit  shqiptar promovimin e monografisë  35 vjet art të njërit  prej  artistëve  të njohur shqiptar  profesorit Reshat Ameti. Në fakt në këtë monografi janë përmbledhur  35 vite  krijimtari , vështrime të ndryshme  nga  njerëz, personalitet të njohura  të  fushës së artit. shkrimtar , akademik,  poet të cilët kanë bërë vështrimin e tyre  mbi krijimtarinë e  profesor  Reshat  Ametit”

 Reshat Ameti është artist i famshëm që mban çmimin për arritje jetësore në Art dhe Kulturë. Veprat e tij artistike janë pronë e shumë muzeve, institucioneve kulturore dhe koleksioneve private të personaliteteve me famë botërore si fitues të Çmimit Nobel, shkrimtarë të famshëm botërorë, presidentë të shteteve e të tjerë./Tv Koha/ 

 

Të fundit