Të tjera lajme

Talenti shqiptar nga fshati Neproshten që shkëlqen në skenën ndërkombëtare!

Nga fshati Neproshten i Tetovës vjen një lajm gëzues: Amar Demiri ka lënë gjurmë të thella në Coding Olympiad, garën ndërkombëtare të mbajtur në Romë të Italisë, në periudhën 2-8 korrik, duke treguar se rinia jonë ka çka t’i tregojë botës.

Në këtë garë prestigjioze, Amari doli me katër çmime të mëdha:

🏆 1st Place Gold Medal – AI Prompt

🥇 Gold Medal – Codementum

🥉 Bronze Medal – CodeCombat

🎖️ Honorable Mention – Science

Por historia e tij nuk fillon këtu. Që vitin e kaluar, në garën e mbajtur në Barcelonë, Amari kishte lënë përshtypje duke fituar Gold Medal – CodeCombat dhe Honorable Mention – Science — shenjë e qartë se talenti i tij ishte dukshëm në rritje.

Nga viti në vit, Amar Demiri po ndërton një emër solid në fushën e STEM-it, duke bërë krenarë Neproshtenin, Tetovën dhe mbarë komunitetin shqiptar. Suksesi i tij i vazhdueshëm tregon qartë se pas çdo medalje qëndron punë e palodhur dhe pasion i vërtetë për shkencën dhe teknologjinë.

Të fundit