19/06/2024
20.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qent endacak, problem për qytetarët e Tetovës

  • Agron Arifi personi I cili u sulmua nga qent endacak derisa shëtiste me
    qenin e tij në rrugët e tetovës, në një pres konferencë me gazetarë, thotë
    se rastin e ka denoncuar edhe në Policinë e Tetovës edhe tek
    inspektoriati komunal në Tetovë, por nuk janë marrë masa. Ai thotë se
    askush nuk po pengon institucionet në kapje e qenve endacak. Agroni
    deklaroi se do të ofrojë ndihmën personale që të ju del krah autoriteteve
    për ti kapur dhe trajtuar së paku qentë e lagjes afër shkollës Istikball
    ndërsa për këtë çështje ka reaguar edhe në këshillin e shkollës. Shprehet
    se problem janë qent endacak dhe jo qent e pronarëve.
    Problemi me qente endacak tashmë shumë vite është aktual në rajonin e
    Pollogut, ndërsa së fundmi është marrë një vendim që në territorin e
    komunës së Vrapçishtit të ndërtohet një strehimore për qent endacak.
    /Tv Koha/

Të fundit