27/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndotja e ajrit, mjekët apelojnë të mbahet maska

  • Ndryshimi I temperaturave ka bërë që të rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë tek mjekët. Kjo, pasi që ndryshimi i temperaturave së bashku me ndotjen e ajrit ulë
    imunitetin e qytetarëve, sidomos atyre që kanë sëmundje kronike.Por, mjekët thonë se në këtë periudhë, ndihmë kërkojnë edhe qytetarët që nuk kanë probleme me shëndetin.Në këtë kohë, më problem është se qytetarët nuk bëjnë kontrolle dhe testime, për të bërë dallimin mes gripit sezonal dhe virusit korona.Në ndërkohë, problem në vete është edhe ndotja e ajrit në këtë e periudhë. Edhe kjo ka pasojat e veta, pohojnë mjekët.Sipas tyre, ndotja e ajrit ndikon tek të gjithë qytetarët.
    “Është mirë që maskat të cilët pothuajse aspak nuk mbahen kohëve të fundit, së
    paku kur të dalin jashtë ata pacient që kanë probleme shëndetësore mirë është që të
    mbajnë maksat, sepse maska mbron nga thithja e grumcave të dëmshme që
    qarkullojnë në ajër por edhe nga I ftohti që direkt merret nga organet e
    frymëmarrjes.Maska në këtë kohë ka rol të dyfishtë dhe duhet që të
    mbahet.Mospërdorimi I maskës ka bërë që ndoshta të kishim shkallë të lartë të
    vdekshmërisë gjatë periudhës së pandemisë, nga vet fakti se ka patur hezitim për
    mbajtjen e maskës”, deklaroi Bekim Ismaili.
    Mjekët apelojnë që në periudhën që vjen, qytetarët pa dallim moshe duhet që të mbajnë
    maskë që të mbrohen edhe nga ndotja edhe por edhe nga koronavirusi.TV KOHA

Të fundit