Në Kupën e Botës që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë deri më sot janë zhvilluar 96 ndeshje prej të cilave 76 kanë përfunduar me fitore, ndërsa 20 me barazime. Katër vende kualifikim në fazat e eliminimit direkt e kanë siguruar me penalti. Statistikat thonë se janë shënuar 275 gola dhe 13 kartonë të kuq. Messi me 8 gola kryeson listën e golashënuesve. Ndeshjet i kanë ndjekur afro 6 milion e 250 mijë tifozë.
Kampionatit Botëror 2026, që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë po i afrohet fundit.
Nga 104 sa ishin paraparë të zhvillohen, deri ditën e sotme janë zhvilluar 96 ndeshje, prej të cilave 76 kanë përfunduar me fitore, ndërsa 20 ndeshje kanë përfunduar me barazim, por tre ndeshje në fazën e 1/16 së finales dhe një në 1/8 e finale ekipet fituesit dolën pas ekzekutimit të penaltive.
Në 96 ndeshje zhvilluara janë regjistruar 275 gola dhe janë ndëshkuar 13 futbollist me kartonë të kuq.
Listën e golashënuesve më të mirë e kryeson Lionel Mesi me 8 gola të shënuar dhe 2 penalti të humbura, pas tij janë Mbape dhe Haland me nga 7 gola dhe Harri Kejn me 6 gola.
Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany, u bë futbollisti i parë në histori që realizon dy autogola në të njëjtin edicion të Kupës së Botës
Botërori 2026 ka regjistruar edhe numrin rekord të tifozëve. Kështu që deri në përfundimin e fazës së 1 / 8 finale në Kupën e Botës FIFA 2026, numri total i tifozëve në tribuna ka arritur në mbi 6.25 milionë spektatorë.
Kjo shifër ka thyer çdo rekord historik të pjesëmarrjes në kompeticionet botërore të futbollit dhe besohet se deri në përfundim të Kupës së Botës numri i tifozëve mund të arrijë afro 7 milion.
Pavarësisht shifrave mbresëlënëse Botërori 2026 do të mbahet mend edhe për vendime të diskutueshme të arbitrave, akuza dhe dyshime për favorizime të kombëtareve të caktuara por edhe për implikimin e politikës në futboll.
SHABAN SINANI – TV KOHA







