Të tjera lajme

SHKËNDIJA NGA GJIBRALTARI NIS SFIDAT EVROPIANE

Shkëndija  sonte  zhvillon ndeshjen e xhiros së parë në UEFA Konferencë Liga  kundër ekipit Europa FC në Gjibraltar duke kërkuar përkushtim maksimal dhe fitore për të lehtësuar ndeshjen e kthimit.

Sonte  me fillim në ora  19:30 klubi I futbollit Shkëndija  zhvillon ndeshjen e xhiros  së parë të UEFA Konferencë Liga kundër skuadrës  Europa FC të Gjibraltarit.

Ekipi  mbrëmë ka zhvilluar séancën zyrtare  stërvitore në terrenin ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Në  press konferencën zyrtare pritshmëritë për ndeshjen e sotme i shpalosën  trajneri Pollozhani dhe kapiteni Besart Ibraimi.

Trajneri Artim Pollozhani i cili zyrtarisht debuton si trajner i kuqezinjve në një ndeshje zyrtare siç është UEFA Konferencë Liga u shpreh optimist se edhe  këtë vit  ekipi  do të ketë  suksese.

 “Fillon një cikël i ri për ne, fillojmë Kupat e Europës, një cikël i rëndësishëm. Siç e përmendët edhe ju, vjet klubi bëri një sukses të jashtëzakonshëm në Europë. Por, ai sukses tashmë i përket së kaluarës dhe sigurisht që ne do të tentojmë të shkojmë goxha larg këtë vit, sepse potenciali ekziston. Mendoj që me një qasje dhe angazhim maksimal, nga i pari deri te i fundit, mund ta arrijmë larg. Sa i përket fazës përgatitore, është mjaft e rëndësishme që ajo kaloi me sukses dhe i gjithë grupi është i plotë, kështu që do të konkurrojnë të gjithë ata që janë gati për ndeshjen e sotme” deklaroi trajneri Artim Pollozhani

Kapiteni Besart Ibraimi theksoi se kuqezinjtë janë favorit por do të luajnë me  përkushtimin më lartë duke e respektuar kundërshtarin.

 “Të them të drejtën, në ndeshjen e nesërme Normal që ne jemi favoritë, por me të vërtetë përkushtimi ynë do të jetë maksimal. Duhet të qasemi me seriozitetin më të madh, sepse në ditët e sotme nuk ka ndeshje të lehta. Jemi përgatitur, e kemi analizuar kundërshtarin dhe shpresojmë që nesër ta fitojmë ndeshjen, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit ta kemi më lehtë” deklaroi kapiteni Besart Ibraimi

Ndeshja Europa FC – Shkëndija luhet sonte me fillim në ora 19:30.

Sonte me fillim në ora 19:00  skuadra tjetër nga Maqedonia e Veriut,  Sileksi është mysafire e  Dinamo Minsk.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit