25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritja e nacionalizmit, ikje nga problemet reale

Rritja e nacionalizmit gjithnjë vërehet kohëve të fundit.Por kjo më e theksuar është gjatë
periudhës parazgjedhore, sidomos në fushatë kur gjithsecili politikan bëhet me patriot se tjetri.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit dukshëm ka rritur tensionet ndëretnike dhe ndërfetare në vend. Kjo si duket edhe më shumë do të jetë në retorikën e fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen së shpejti. Në këtë drejtim sa më shumë që rritet nacionalizmi aq më pak zgjidhen problemet reale të qytetarëve. Gjithnjë e më pak flitet për ikjen e rinisë nga vendi, gjithnjë e më pak flitet për zhvillim ekonomik, kurse më shumë flitet për flamuj, përmendore dhe mos tolerim ndëretnik, shkruan Tv Koha.
Zhvillimet e fundit me vendosjen e busteve të heronjëve maqedonas, janë një tregues i qartë se vendi ende nuk është çliruar nga nacionalizmi dhe e kaluara,shkruan Tv Koha.
“Këto janë veprime tipike që të gjitha partitë I bëjnë para zgjedhjeve dhe ushqejnë
nacionalizmin vetëm për përfitime politike, njejtë si keqpërdoret edhe muaji I ramazanit
për qëllime politike. Jemi ngopur me këto veprime.Mendojmë që duhet të na lënë rehat,
duhet të miren me probleme serioze, të na lënë larg nacionalizmit.Ajo që duhet të
diskutohet dhe ajo që duhet në fakt të shtjellohet është se pse pikërisht muzeu I cili
ndodhet në Tetovë, ka tre objekte dhe në atë muze nuk ka asnjë element të vetëm për
shqiptarët dhe për historinë e shqiptarëve.Edhe pse në atë muze ka të punësuar shqiptarë,
megjithatë nuk ka asnjë element dhe asnjë promovim të kulturës shqiptare në Tetovë edhe
pse dihet se Tetova është një qytet i banuar me shumicë shqiptare” thotë për Tv Kohën
Elmedina Abdullai, nga nisma qytetare Më Mirë për Tetovën.
Në një vend ku nacionalizmi mbizotëron problemet reale vështirë se zgjidhen. Nëse vendosja e kryqit dhe busteve është interes i qytetarëve të Tetovës, atëherë pse mos jetë interes i qytetarëve edhe ndrrimi i emrave të rrugëve, shkollav, bulevardeve e kështu me rradhë.Kështu është arsyetimi i partive maqedonase kur pyeten se pse nuk përkrahin ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave në Tetovë. Së fundmi, vendosja e busteve të heronjëve maqedonas në hapësirat e e muzeut të Tetovës sërish ka ngritur shqetësimet për rritje të nacionalizmit maqedonas karshi shqiptarëve.Bustet e larguara nga sheshi I Tetovës janë vendosur pa asnjë leje në një hapësirë që menaxhohet nga muzeu.E tërë kjo ka kaluar pa shumë pompozitet në opionin.

Të fundit