Klubi i futbollit Shkëndija ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, duke siguruar firmën e Almir Kryeziut.
Sulmuesi anësor 27-vjeçar, i konsideruar si një nga emrat më të kërkuar të merkatos jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë e Shqipëri, kishte në tavolinë oferta serioze nga klube të ndryshme, përfshirë edhe nga jashtë rajonit.
Megjithatë, kuqezinjtë e Tetovës ia dolën të fitojnë garën për ish-kapitenin e FC Ballkani, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me Shkëndijën.
Almir Kryeziu për impresionet e tija të para në ekipin Shkëndija tha se ndihet i kënaqur se është pjesë ekipit më të madh shqiptar.
‘’Për fillim jam shumë i kënaqur . Siç e dimë Shkëndija është ekipi më i madh në shqiptari. Për mua ka qenë shumë lehtë të vendosi këtë ofertë që ma kanë ofruar Shkëndija, shpresoj ta japë më të mirën ti ndihmojë ekipit drejtë objektiva që ka. Po është një emocion i veçantë , Shkëndija ka një histori goxha të madhe si ekip mendoj të jem sa më i motivuar ta japi maksimumin në çdo ndeshje , në çdo stërvitje dhe ti gëzojë të gjithë tifozët’’ ka deklaruar futbollist Almir Kryeziu
Pas kryerjes së testeve mjekësore dhe prezantimit zyrtar, Kryeziu është bashkuar menjëherë me skuadrën në fazën përgatitore në Slloveni.
Nga ana tjetër klubi I futbollit ka njoftuar se futbollisti Numan Ajeti nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi.TV KOHA
![]()







