14/06/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

9 TË VDEKUR DHE 137 TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT

Virusi korona mori edhe nëntë jetë. Tre të vdekur janë regjistruar në Shkup, nga dy në Kumanovë dhe Gostivar, ndërsa nga një viktimë nga Shtipit dhe Struga. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 137 të infektuar me koronavirus prej 1.542 testimeve të bëra. Më së shumti raste të reja ka në Shkup – 60, më pas në Shtip 16, Kumanova ka 13. Në Gostivar ka 11 raste, shtatë raste në Tetovë. Dibra, Manastiri dhe Kërçova kanë nga pesë raste, Prilepi, Velesi dhe Sveti Nikolla nga tre raste dhe nga një rast ka në Strugë, Ohër, Koçanë, Probishtip, Demir Hisar dhe Vinicë. Për 24 orë janë shëruar 103 pacientë. Edhe në këtë statistikë avancon Shkupi me 53 të shëruar. Në Gostivar janë shëruart 11, nëntë në Resnjë, shtatë në Tetovë, gjashtë në Prilep, pesë në Veles, dy në Manastir dhe nga një në Kavadar, Strumicë dhe Krushevë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se në dy javët e kaluara ka shënuar rënie përqindja e personave të hospitalizuar. Më 15 korrik numri i personave të shtrirë në spitale ka qenë 11,5% e të sëmurëve, ndërsa më 23 korrik ka qenë 9,7%. Prej fillimit të pandemisë në shtet numri i personave të diagnostikuar me kovid është 9.934, prej tyre 5.357 janë shëruar. Momentalisht ka 4.117 qytetarë të sëmurë, ndërsa 460 pacientë kanë ndërruar jetë.

Raste të reja

Shkup 60

Shtip 16

Kumanovë 13

Gostivar 11

Tetovë 7

Dibër 5

Manastir 5

Kërçovë 5

Prilep 3

Veles 3

Shën Nikollë 3

Strugë 1

Ohër 1

Koçanë 1

Probishtip 1

Demir Hisar 1

Vinicë 1

Të shëruar

Shkup 53

Gostivar 11

Resnjë 9

Tetovë 7

Prilep 6

Veles 5

Dibër 3

Kërçovë 3

Manastir 2

Shtip 1

Kavadar 1

Strumicë 1

Të fundit