Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Francë, ku një vajzë ka vdekur teksa po bënte dush, e disa minuta më vonë i ka vdekur edhe njerku i cili po provonte ta shpëtojë.
Vajza po bënte dush në shtëpinë e saj në qytetin Arvert, kur ndodhi aksidenti rreth orës 19:00.
Njerku i saj vrapo për ta shpëtuar, por ai përjetoi një shok elektrik fatal, sapo e preku të bijën.
Siç raportojnë mediat franceze, nëna e vajzës vrapo po ashtu për t’i shpëtuar që të dy, por nuk ia doli dhe përjetoi djegie të rëndë në dy duart.
Policia ende nuk e ka zbuluar se si u godit e gjithë familja nga rryma, por raportohet se një bllok elektrik zgjatues i prizave të energjisë, mund të ishte vënë në dyshemenë e lagësht të banjës.