Nën organizimin e Unionit të Shkollave të Mesme të Tetovës, në hapësirën e UNIART, një aktivitet kulturor dhe artistic bashkoi të rinjtë përmes muzikës, valleve, recitimeve, interpretimeve të ndryshme dhe ekspozitave, duke krijuar një hapësirë të gjallë për talentin, kreativitetin dhe shprehjen artistike.
Në Universitetin e Evropës Juglindore, nën organizimin e Unionit të Shkollave të Mesme të Tetovës, skena e UNIART u hap si portë drejt të gjitha formave të artit, ku foli interpretimi, ku nuk mungoi fjala, ku muzika rodhi si një iujtim I thellë, ku piktura lindi para të pranishmëve dhe ku sfilata erdhi si një poezi e veshur me ide, dije dhe krijim.
“Vallja e Korçës”, sfilata “Identiteti i gdhendur”, “Fjala e folur”, dueti muzikor, “Slam Poetry” dhe mysafirja e nderit, ishin disa nga aktivitetet që sipas organizatorëve nuk paraqesin vetëm art, por shpirtin që merr formë përmes tij.
Aktiviteti në fjalë është mbështetur nga Komuna e Tetovës dhe është organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore./Tv Koha/








