Të tjera lajme

SHMS “BESA” ORGANIZOI MARSHIN TRADICIONAL “ÇELLOPEKU 2026”

Mbi 350 bjeshkatarë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova e Lugina e Preshevës, morën pjesë në marshin tradicional “Çellopeku 2026” që u organizua nga  Shoqata Malore Sportive “Besa” e Çellopekut.

 Shoqata Malore Sportive “BESA” nga Çellopeku, të dielën, realizoi  Marshin Tradicional me moton  “Çellopeku 2025”  ku morën pjesë mbi 350 bjeshkatarë nga 22 shoqata Anëtare të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare dhe bjeshkatarë  nga Kosova  e Lugina e Preshevës.

 Para nisjes së marshit në stadiumin “Besa Arena” u mbajt një ceremoni ku Kryetari Bejtulla Hasani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe tha se  ky takim është  një mundësi e shkëlqyer për të ndarë ide, për të përforcuar bashkëpunimin dhe për të krijuar ura të reja komunikimi.

Kështu që ky organizim është në kuadër të unionit të shoqatave i cili kalendarin vjetor e ka të caktuar nga viti i ri për tërë vitin, ne u pozicionuam në këtë datë që ishte e lirë, kështu që kalendari ishte i ngjeshur me aktivitete të të gjitha shoqatave, gati se çdo të diel jemi të angazhuar “ deklaroi  kryetari Bejtulla Hasani

 Në mesin  e bjeshkatarëve  në Marshin tradicional Çellopeku  2026 të pranishëm ishin edhe persona  të profileve  të ndryshme.

 Të marrësh pjesë në bjeshkatari është një kënaqësi e veçantë si në aspektin fizik ashtu edhe në aspektin social. Është një ndjenjë e veçantë sepse në bjeshkatari nuk ka politikë, ka vetëm aktivitete, shijon natyrën, shijon shoqërinë, flasim për bukuritë natyrore. “ deklaroi bjeshkatari Enver Pajayiti

Është kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e këtyre manifestimeve që organizohen dhe më vjen shumë mirë se në trojet shqiptare ka marrë një hov të jashtëzakonshëm ku ne si Shoqatë Besa jemi rregullisht pjesëmarrës. Uroj të gjithë organizatorët që kontribuuan dhe u morën me organizimin e këtij eventi “ deklaroi Nexhbedin Sinani bjeshkatar.

Marshi u realizua përgjatë një shtegu në rrethinën e fshatit Çellopek, në rajonin e malit të thatë, në një gjatësi prej 12 km dhe disnivel prej 500 metrave.

Pasi bjeshkatarët përfunduan ecjen malore, organizatori për të gjithë pjesëmarrësit shtroi një drekë tradicionale dhe një program të pasur  me këngë dhe valle.

Organizatori për të gjithë ata  që kanë kontribuar në organizimin dhe  afirmimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për Çellopekun, ndau edhe mirënjohje.

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit