Të tjera lajme

LIGA E DYTË: TRE EKIPET E PARA RRUGËTOJNË SIPAS PLANIT

Dy fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe  pesë  fitore  të ekipeve mysafire  me gjithësejt 19 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 27-të në Ligën e dytë të futbollit vendor,

Tre  skuadra pretendente  për kreun e tabelës  Bregallnica, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës kanë regjistruar fitore sipas planit , ndërsa Ohri pësoi humbje.

Në derbin e kësaj jave në Autokomandë,  Skopje mundi 1-0  Ohrit, po me  të njëjtin rezultat, Bregallnica në Strumicë, mundi  Bellasicën.

Shkëndija e Haraçinës ka  regjistruar fitore  me shifrat  8-2  kundër Vardarit të Negotinës dhe vazhdon të mbajë hapin arritjes së objektivit  për një nga  tre  vendet e para që siguron kualifikim në elitë gjegjësisht balotazhin për kualifikim në ligën e pare.

Në xhiron e 28-të Shkëndija është mysafire e Bregallnicës në Shtip.

Pas ndeshjeve  të javës 27-të, tabelën e  kryeson Bregallnica me  64 pikë  para  Shkëndijës së Haraçinës dhe Skopje që kanë nga 62 pikë, ndërsa Ohri në pozitën e katërt me 59 pikë

Rezultatet e xhiros së  27-të: Skopje  –  Ohri 1-0, Shkëndija Haraçinë  – Vardari Negotinë 8-2, Bellasica – Bregallnica 0-1, Osogova  – Kozhufi  0-1, Detonit Plaçkovica – Kamenica Sasa  0-0, Sloga Vinicë – Novaci 0-2, Pobeda – Teteksi 0-3, dhe  Golemo Konjari – Prespa 0-1.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit