Të tjera lajme

NGA DIMRI NË VERË – PËR FUNDJAVË TEMPERATURA MBI 30 GRADË!

Pas valës së pazakontë të ftohtë që gjatë festave të 1 Majit, që solli borë dhe temperatura nën zero, vendi ynë po përgatitet për një kthesë të madhe të motit. Sipas “MeteoAlarm”, gjatë javës pritet depërtimi i një mase ajrore dukshëm më të ngrohtë nga jugu.

Ndryshimi do të ndihet që nga e marta, kur temperaturat do të fillojnë të rriten ndjeshëm, duke lënë pas ngricat e mëngjesit që shkaktuan dëme tek pemët frutore.

“Veçanërisht nga e marta, 5 maj, dhe në ditët në vijim, temperaturat në Maqedoni pothuajse kudo do të rriten dhe do të kalojnë 20 gradë, ndërsa në rajonin e Vardarit dhe në pjesët juglindore të vendit do të tejkalojnë edhe 25 gradë”, njofton “MeteoAlarm”.

Për fundjavën e ardhshme, më 9 dhe 10 maj, parashikohen temperatura të vërteta verore që do të arrijnë deri në 30 gradë.

Përveç temperaturave ditore, do të rriten ndjeshëm edhe ato minimale të mëngjesit, duke zhdukur plotësisht rrezikun nga ngricat.

Megjithatë, “MeteoAlarm” paralajmëron edhe për ndikimin në shëndetin e qytetarëve për shkak të ndryshimit të shpejtë të kushteve të motit.

“Për shkak të ngrohjes së menjëhershme dhe të madhe të motit, pra kalimit nga temperatura dimërore në ato verore, kjo do të ndikojë veçanërisht negativisht tek meteoropatët, ku për shkak të dallimeve të mëdha të temperaturave mund të shfaqen probleme më serioze shëndetësore” – thuhet në paralajmërim./Tv Koha/

Të fundit