Të tjera lajme

KUPA E RMV-së: NESËR MËSOHEN EKIPET FINALISTE

Ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut mes  Shkëndijës  së Haraçinës- Shkëndija  Tetovë  dhe  Sileksi – Ohri do të zhvillohen nesër me fillim në ora 16:00,.

Në  stadiumin e Bashkimit në Kumanovë do të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës. 

 Kujtojmë  se ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në stadiumin e qytetit në Tetovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve tetovar  3-2.

 Ky  rezultat  premton  se edhe në ndeshjen kthyese tifozët e  dy  klubeve  mund  të shohin  spektakël  të vërtetë.

 Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet në Kratovë, ku Sileksi do të përballet me Ohrin. Këto dy ekipe në ndeshjen e parë  luajtën me  barazim  1-1 .

 Pra  shtrohet  pyetja  a mund  të ndodhë befasi  dhe  në  finale  të  kualifikohen  dy  skuadra  të Ligës së  dytë.

 Dy ndeshjet  gjysmëfinale  të Kupës  në Kumanovë dhe  Kratovë  fillojnë në ora  16:00.

  SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit