Të tjera lajme

KF KAMJANI MË 10 MAJ FESTON SUKSESIN HISTORIK

KF Kamjani  pasi  që  siguruar pozitën e parë dy xhiro para  përfundimit të kampionatit në ligën e tretë Perëndim, më 10 Maj në  ndeshjen e parafundit kundër Skënderbeut organizon festë madhështore për të shënuar këtë sukses historik.
Dy  xhiro para  përfundimit të kampionatit  në Ligën e tretë Perëndim, klubi I futbollit  Kamjani  ka siguruar  pozitën e parë dhe balotazhin për kualifikim në Ligën e dytë, që është synim  i  këtij klubi të themeluar para 48  viteve. 

Drejtuesit e  KF Kamjanit, për të shënuar suksesin historik për datën 10 Maj, kanë paralajmëruar një festë madhështore para , gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së javës së 21-të kundër Skënderbeut.

 Ne për radhën tjetër, lojën që e kemi me Skënderbeun ditën e diel, me 10 maj, me fillim në ora 16 kemi një program të veçantë, nuk dua t’i tregoj tani të gjitha detajet, por i thirri të gjithë dashamirët dhe tifozët e sportit e futbollit, të krejt Pollogut, Tetovë e Gostivar, të vinë të na përmbajnë dhe të festojnë bashkë me ne” deklaroi Jonuz Aiti

Festës  do ti paraprijë edhe dorëzimi i Kupës për titullin kampion si dhe medaljet për gjithë ekipin, prandaj përfaqësuesi i klubit apelon për  pjesëmarrje  sa më të madhe  të publikut.

“Po sigurisht do të vinë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, sepse me këtë rast ne duhet t’i marrim medaljet dhe peharin për vendin e parë, nga Komuna, nga të gjitha klubet e ligës tonë, dhe të gjithë subjektet sportive. Duam ta bëjmë një festë të bukur dhe të mirë, se për këtë festë kemi pritur 48 vite” tha  Jonuz Alit

Për këtë sukses, meritor padyshin se janë të gjithë ata të cilët në mënyra të ndryshme kanë përkrahur klubin, por nga KF Kamjani thonë se nuk do të ndalen vetëm këtu, por do të synojnë edhe suksese tjera.

Ashtu i kemi gjasat dhe kemi një ide të mirë, kemi edhe sponsorët, me këtë rast dua të falënderoj të gjithë sponsorët sepse këtë vit me të vërtetë kemi pasur shumë mbështetje nga sponsorët, sidomos të fshatit tonë, edhe jashtë, edhe banorët e fshatit na kanë ndihmuar shumë” tha  Jonuz Aliti

Klubi i futbollit Kamjani në sezonin 2025/2026  dy xhiro para  përfundimit të sezonit,  ka 16 fitore, 1 barazim dhe një disfatë dhe ka tubuar 49 pikë.
 
Shaban  Sinani  – TV Koha

Të fundit