Kampionati 2025/2026 në Ligën Komunale të Tetovës ka vazhduar gjatë fundjavës që e lamë pas me ndeshjet e javës së 18-të ku ekipet vendase shënuan vetëm një fitore në krahasim me ato mysafire të cilët dolën fitues në pesë takime të cila ishin edhe mjaft efikase pasi u shënuan 23 gola.
Liga Komunale e Tetovës në futboll sezoni 2025/2026 ku garojnë 12 klube, deri më tani ka të zhvilluara 18 xhiro, ndërsa në pozitën e parë është klubi i futbollit Cetinska që është themeluar në vitin 2024 me pretendime që të kualifikohet në një rang më lartë.
Kjo skuadër e re në 18 xhiro të zhvilluara mbanë pozitën e parë që është një sukses i skuadrës që drejtohet nga trajneri Fatmir Memeti i cili me krenari thotë se gjitha këto rezultate deri më sot janë arritur me djemtë nga Lagja e Cetinska e Tetovës.
‘’Në vitin e dytë garues jemi në vendin e parë, ndërsa pretendimet i kemi që të jemi në Ligën e tretë sezonin e ardhshëm. Sukseset janë kryesisht të Lagjes, pasi kryesisht Cetinska njihet me lojtarë cilësorë të Lagjes të Cetinskës. Momentalisht siç thash jemi në vendin e parë shpresat janë që të garojmë një ligë më lartë. Kanë mbetur edhe katër loja deri në fund të kampionatit, ne kemi një lojë të lirë shkaku se ekipi Rrufeja është larguar nga garat ‘’ deklaroi trajneri Fatmir Memeti
Përkundër kushteve jo edhe aq të mira për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve dëshira për të arritur objektivin është e madhe.
‘ Kushtet si zakonisht janë jo aq si duhet, pasi stërvitjet i kemi te Qendra Sportive , kur e dimë se kjo qendër është e ngarkuar me krejt grupmoshat e klubeve të ndryshme si dhe klubeve private , janë edhe klubet tjera që garojnë në ligat e nivelit më lartë. Është vështirë pot i arrijmë dy qysh. Stërvitjet i mbajmë në mbrëmje atëherë janë të lira terminët‘’ tha trajneri Memeti
Pas 18 xhirove të zhvilluara, tabelën në ligën komunale e kryeson KF Cetinska me 48 pikë, e ndjekur nga Sharri me 41 pikë dhe një ndeshje më pak.
Rezulzate e javës së 18-të: Dardania – Cetinska 1-7, Besa – Liria 0-1, Tearca – Sharri 0-5, Jehona – Hajduku 6-1 dhe Pallatica – Piroku 2-1







