Të tjera lajme

SPB : Kronika e zezë për ditën e djeshme 05 Maj Tetovë dhe Gostivar

Dje, në ora 13:20, në Stacionin Policor të Tetovës është ndaluar një 55-vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës, për shkak të dyshimit për veprën penale “shantazh” sipas nenit 259 të Kodit Penal. Ai paraprakisht është privuar nga liria nga punonjësit policisë në Vendkalimin Kufitar “Jazhincë” dhe është mbajtur në stacion për procedurë të mëtejshme.

Dje, në SPB Tetovë, një 32-vjeçar nga një fshat i Tetovës, menaxher i një personi juridik në të njëjtin fshat, ka denoncuar se është mashtruar përmes postës elektronike (e-mail) për shumën prej 175.275 denarë. Sipas denoncimit, më 06 Mars ai ka pranuar një e-mail nga një adresë që ngjante me atë të bashkëpunëtorit të tij nga jashtë vendit, ku i ishte dërguar një profaturë, pas së cilës i ka paguar paratë në llogari të gabuar. Mashtrimin e ka zbuluar më 05 Maj pas një bisede telefonike me bashkëpunëtorin e vërtetë.

Dje, në ora 18:45 në SPB Tetovë, një 31-vjeçar nga fshati Strimnicë, ka denoncuar se rreth orës 12:00 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, për shkak të një keqkuptimi paraprak në rrjetet sociale, është sulmuar fizikisht nga një 25-vjeçar nga Tetova dhe një i mitur po ashtu nga Tetova. Lëndimet e tij janë konstatuar në Qendrën Klinike të Tetovës. Rreth orës 14:30, 25-vjeçari dhe i mituri janë paraqitur vetë në stacion. Pas bisedës në prani të prindit dhe avokatit, i mituri është liruar, ndërsa 25-vjeçari është ndaluar. Më vonë, në ora 20:25, bashkëshortja e tij ka denoncuar se në oborrin e tyre në Strimnicë, dy persona të maskuar me motoçikletë kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar. SPB Tetovë po punon për gjetjen e autorëve.

Sot pas mesnate, në ora 01:30 në fshatin Pallçisht i Poshtëm, punonjësit policisë të Njësisë Policore në Kamjan kanë ndaluar automjetin “Fiat Punto” me targa të Tetovës, të drejtuar nga një 19-vjeçar nga Bogovina. Gjatë kontrollit është vërtetuar se personi nuk posedon patentë shoferi, me ç’rast është shoqëruar në stacion dhe automjeti i është konfiskuar.

Të fundit