Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-t në të dyja konferenca. Lindje dhe Perëndim, Fitoret e para i kanë regjistruar Detroit në Lindje dhe Oklahoma në Perëndim
Pas kualifikimit të vështirë në gjysmëfinale të play off-it në Konferencën e Lindjes skuadra e Detroit i nisi mbarë këto sfida . Detroit në si vendas mundi Cleveland me rezultatin 111-101. Ndeshja nëpër gjithësi ishte e barabartë , por fal lojës kolektive në fund regjistroi fitore të sigurt ku gjashtë titullar realizuan mbi 10 pikë, ,
Në Konferencën e Perëndimit , Oklahoma mundi Lakersin me rezultat 108-90. Në këtë ndeshje skuadra kampione ishte më superiore në të gjitha aspektet e lojës , ndërsa më efikas ishte Himngren me 24 pikë
Kujtojmë se në gjysmëfinale të play off-it në Lindje garojnë Detroit, Cleveland, Nju Jork dhe Filadelfia, ndërsa në Konferencën e Perëndimit garojnë Oklahoma, Lakers, San Antonio dhe Minnesota. Ekip që siguron katër fitore kualifikohet në finale e konferencave përkatëse







