Të tjera lajme

SHKËNDIJA – SILEKSI NË FINALE TË KUPËS SË MAQEDONISË

Shkëndija – Sileksi do të përballen në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut që luhet më 20 Maj në Shkup. Kuqezinjtë tetovar eliminuan Shkëndijën e Haraçinës me rezultatin përgjithshëm  5-2, ndërsa Sileksi eliminoi Ohrin me rezultatin 2-1 nga dy ndeshjet.

Skuadra tetovare Shkëndija në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës  arriti të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke marrë fitore me rezultat 0:2 në Kumanovë dhe me shifra të përgjithshme 5:2 kualifikohet në finalen e madhe për të gjashtën herë, ndërsa  dy herë kanë dalw fitues të këtij kompeticioni.  Fitorja e kuqezinjve  tetovar erdhi në pesë minuta e fundit të ndeshjes me golat e Spahiut dhe Ndzengue.

 Në anën tjetër, Sileksi u kualifikua në finale, pasi në takimin e kthimit mundi Ohrin 1-0 me  një  gol  të  shënuar  nga  penaltia  nga Dodev dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 siguroi biletën për ndeshjen finale.  Për  Sileksin  kjo është  finalja e gjashtë, ndërsa tre herë kanë qenë fitues të Kupës.

Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit do të luhet me 20 maj në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit