Me rastin e përkujtimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s, nxënëset e paraleles së Medresesë ‘Isa Beu” edhe këtë vit shkollor sollën para publikut një ekspozitë të veçantë me punime dore, të cilën e kanë titulluar “Artet e Bukura”
Ekspozita është fryt I përkushtimit, kreativitetit dhe punës së palodhshme të nxënësve të grupit të artizanateve si dhe me mbështetje të vazhdueshme nga profesoresha Sendiz Zeqiri.
BEQIR MEMEDI – Medreseja “Isa Beu”
Këtë ekspozitë e përshëndeti edhe kreu I BFI-së, Shaqir Ef.Fetai.
SHAQIR FETAI – Kryetar i BFI-së
Kjo ekspozitë nuk është thjesht një prezantim punimesh, por një rrëfim i heshtur që flet për durimin, kreativitetin dhe dashurinë për të bukurën, tha në fjalën e tij, Myftiu i Tetovës, Selver Xhemiali për të shtuar se në një ambient si medreseja, ku edukimi nuk është vetëm akademik, por edhe shpirtëror dhe moral, arti merr një dimension edhe më të thellë.
SELVER XHEMAILI – Myfti i Tetovës
Të dashura nxënëse, puna juaj është fryt i përpjekjes dhe i përkushtimit. Çdo detaj, çdo ngjyrë dhe çdo formë tregon për orët e kaluara me durim dhe dashuri. Mos e nënvlerësoni këtë dhunti. Kultivojeni atë, sepse arti është një dritare përmes së cilës mund të ndikoni pozitivisht në botën përreth jush.
Organizatori ndau nga një eksponat për mysafirët e pranishëm kurse nxënësit morrën dhurata për punën e tyre me përkushtim dhe prezantimin dinjitoz në ekspozitë.
Nuk mungoi edhe falënderimi i veçantë për mësimdhënëset, të cilët me përkushtim dhe udhëzim kanë ndihmuar në zhvillimin e këtyre talenteve. Roli i tyre është i pazëvendësueshëm në formimin e një gjenerate që jo vetëm di, por edhe ndjen dhe krijon.
Në vazhdim , nxënëset e paraleles së Medresesë ‘Isa Beu”, mbajtën edhe Koncertin e titulluar “Muhamedi a.s – Simboli i Moralit”.
Para të pranishmëve u prezantuan, ilahi, kaside, poezi dhe aktivitete për të përkujtuar profetin Muhamed dhe veprën e tij./Tv Koha/









