Të tjera lajme

MËSOHEN EKIPET FINALISTE NË EUROPA DHE KONFERENCË LIGA

Mësohen ekipet finaliste edhe në Ligën Europa dhe të Konferencës.

Në finale të Europa Ligës me 20 maj në Stamboll do të përballen Freiburg – Aston Vila, ndërsa në atë të Konferencë Ligës më 27 maj  në Lajpcig do të përballen Rayo Vajekano – Crystal Palas.  

 Aston Vila dhe Freiburgu janë dy finalistet e sezonit 2025/2026 në Ligën e Europës. Dy duelet e kthimit të raundit gjysmëfinal, prodhuan plot 8 gola, teksa skuadra e Unai Emeri, mposhti 4 – 0 Notingham Forestin, duke përmbysur kështu rezultatin e sfidës së pare.

Mbrëmje historike edhe për Freiburgun, që fitoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Bragës. Aston Vila i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi dhe siguroi kualifikimin në finalen e dytë europiane në historinë e klubit, ku do të përballet me Freiburgu, 44 vite pas finales së parë.

Ndeshja  finale  e  Europa Ligës  Freiburg – Aston Vila  zhvillohet më 20 maj  në Stamboll

Në Konferencë Liga, Rajo Vajekano ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0.

 Në finale është kualifikuar edhe Crystal Palace, ekip e cila eliminoi  Shakhtar Donetskun me rezultatin 2-1. Edhe për klubin anglez kjo do të jetë finalja e parë europiane në histori, ndërsa synimi do të jetë fitimi i trofeut të dytë madhor në më shumë se 120 vite ekzistencë profesionale.

Ndeshja  finale mes Rayo Vajekano – Crystal Palas do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig.

 Tanimë kur dihen të gjitha ekipet finaliste në garat evropiane të UEFA-së, nga gjashtë të skuadrat finaliste të garave evropiane, katër  trajnerë janë spanjollë, Luis Enrike si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Unai Emeri me Aston Vilën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rajo Vajekanon, synon trofeun e Ligës së Konferencës.

 TV KOHA

Të fundit