Të tjera lajme

LIGA E PARË: TETOVA DHE SHKUPI NË QENDËR TË VËMENDJES!

Të shtunën dhe të dielën me fillim në program janë ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Kjo javë mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit kampion por edhe për ekipet që luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

 Kuqezinjtë tetovar pas dy dështimeve të fundit, disfatës nga Bashkimi  në Tetovë dhe barazimit me Sileksin në Kratovë, pothuajse kanë humbur gjasat se mund të mbrojnë titullin kampion.

 Derisa matematikisht ende ekzistojnë gjasat, Shkëndija në ndeshjen e nesërme duhet të jetë në nivelin e duhur pasi ekipi nga Struga ka matematikat e veta.

 Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Shkup aty ku lideri në renditjen e tabelës Vardari është nikoqire e Sileksit.

 Me fitore eventuale Vardari do të ishte edhe një hap pranë titullit kampion .

 Nesër  në program është edhe ndeshja në Manastir mes Pelisterit dhe Shkupit, ku vendasit janë favorite absolute.

Të tre ndeshjet e së shtunës  fillojnë ora 16:00.

 Tre ndeshjet tjera të  javës së 31-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Arsimi – Bashkimi, Makedonija Gj.P – Tikveshi dhe AP Brera- Rabotniçki.

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit