Më 19 maj, në ora 21:10, në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gallatës kanë privuar nga liria një 52-vjeçar nga ky fshat. Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore të Gostivarit për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti e gjashtë muajsh për veprën penale “prodhim dhe lëshim në qarkullim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal. I arrestuari është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit.
Po atë ditë, në ora 11:00, në SPB Tetovë, një 36-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga një 37-vjeçar nga fshati Pallçisht. Sipas denoncimit, para rreth gjashtë muajsh ai i kishte dhënë autorizim për përdorimin e automjetit të tij “Nissan Micra”, me marrëveshje gojore për shitje në vlerë prej 4.500 eurosh, me pagesë në këste mujore prej 1.000 euro. I dyshuari kishte paguar vetëm këstin e parë prej 1.000 eurosh, ndërsa më pas kishte ndërprerë pagesat. Pa dijeninë dhe pëlqimin e pronarit, ai e kishte rishitur automjetin te një person i tretë për 3.200 euro. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Në ora 22:30, një 49-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në SPB Tetovë se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga tre bashkënxënës në udhëkryqin e rrugëve “Boris Kidriç” dhe “Jane Sandanski”, rreth orës 09:00. Sipas denoncimit, gjatë sulmit është përdorur edhe një send metalik. Rasti po dokumentohet në bashkëpunim me prindërit dhe Qendrën për Punë Sociale.
Gjithashtu, në ora 21:15, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Banjica e Poshtme. Gjatë një kontrolli në komunikacion, ai është ndaluar teksa drejtonte një automjet “Seat Ibiza” me targa të Tetovës, pa poseduar patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.







